Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:16

​Limaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë | 14/04/2019 17:11

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj thotë se për të shkuar vendi në zgjedhje duhet të “piqen” kushtet.

Sipas tij, kjo varet edhe nga puna që bën Qeveria e Kosovës, por Limaj gjatë intervistës 45/45 për KosovaPress, vlerëson se aktualisht kjo e fundit është duke i kryer punët e veta.

“Zgjedhjet vijnë kur të piqen kushtet. Natyrisht me rregulla është zakonisht me afatet ligjore, çdo katër vite ka zgjedhje. Por, kjo nuk është diçka fikse, gjithmonë varet nga zhvillimet. Zhvillimet e gjithmbarshme në vend, zhvillimet nga funksionimi i Qeverisë, nga puna që bën Qeveria e Kosovës nga detyrat që i kryen. Praktikisht, duhet të krijohen para kushte nëse do të ketë nevojë për zgjedhje, tani për tani Qeveria është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Limaj.

Megjithatë, Limaj nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve. Sipas tij, Kosova ka traditë të shkuarjes në zgjedhje ende pa përfunduar mandati i saj.

Pavarësisht kësaj, Limaj thotë se tani për tani nuk ka ndonjë sinjal që të shkojë vendi në zgjedhje.

Sa i përket deklaratave të opozitës, për rrëzim të Qeverisë, Limaj i quan normale kërkesa të tilla, madje thotë se sugjerimet e tyre i merr me shumë seriozitet. E sa i përket koalicioneve të mundshme dhe linjave të kuqe, Limaj thotë se është herët të flitet.

Kreu i Nisma-s gjatë kësaj interviste ka pohuar se qeverisja në koalicion është duke u përballur me vështirësi, e në mënyrë që ajo të funksionojë si duhet duhet të mirëmbahet./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress