Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:23

​Limaj ngushëllon ministrin Reçica për vdekjen e babait

Prishtinë | 23/04/2019 17:11

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka ngushëlluar bashkëpartiakun e tij, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për vdekjen e babait.

Limaj ka thënë se në këto momente pikëllimi për familjen Reçica, bashkëndjen me dhimbjen e tyre.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Reçica dhe gjithë atyre që e kanë njohur. U prehsh në paqe baca Feriz”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Feriz, (babai i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica). Në këto momente pikëllimi për familjen Reçica, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal dhe në emër të Nismës Socialdemokrate, ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Reçica dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. U prehsh në paqe baca Feriz!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress