Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 04:48

​Limaj: Nga dialogu ka fituar vetëm Serbia

Prishtinë | 15/05/2019 21:53

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe udhëheqësi i delegacionit për dialog, Fatmir Limaj ka thënë se “e kemi fuqizuar Serbinë, i kemi ndihmuar ta marrë kandidaturën dhe të hap kapitujt për anëtarësim në BE”.

Këto komente Limaj, bashkëkryesuesi i ekipit për dialog me Serbinë, i ka bërë në Zona B, kur ka folur për bisedimet që janë zhvilluar deri tash me fqinjin verior.

“Vetëm Serbia është përfituese, dhe krejt këto kanë ndodhur për shkak se dialogu qysh në fillim ka nisur pa kornizë, s’ka qenë i qartë. Unë as në 2011 atë kohë kur ka nisur dialogu nuk kam qenë kundër. Kam qenë kundër mënyrës se si ka filluar as pa asnjë agjendë, s’ka pasur afat dhe as tema”, tha Limaj.

Ai ka shtuars e nga viti nga 2011 deri në 2017, dialogu është përdorur në favor të Serbisë. “Qindra miliona investime nga BE në Serbi, njohjet janë ndalur për Kosovën. Ata e kanë shfrytëzuar dialogun për ta rehabilituar vetën në skenën ndërkombëtare, për më tepër kanë bërë ofensive diplomatike kundër nesh”.

Limaj ka kërkuar nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj që në deklarimet e tyre dhe në bisedime, t’i referohen Platformës së bisedimeve, duke i lënë gjuhën dhe mendimet e tyre personale.

Limaj po ashtu ka kërkuar që Kosova dhe Shqipëria ta ruajnë traditën që e kanë pasur deri më tani, duke e respektuar njëra-tjetër, pa ndërhy në politikat ndërshtetërore. Ai ka thënë se kjo duhet ët vazhdojë, ndërsa deklaroi se Kosova ka nevojë të madhe për Shqipërinë.

Ai tregoi se në takimin e Pejës mes dy qeverive shqiptare, është parapa që të realizohen katër marrëveshje dhe deklaroi se të gjitha këto marrëveshje janë në përfundim të tyre, dhe kjo është hera e parë që ka realizim të marrëveshjeve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress