Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:46

​​Limaj: Ndihma e NATO-s nuk e zbehë lirinë e Kosovës, liria i ka rrënjët në Prekaz

Prishtinë | 12/06/2019 21:33

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se mbështetja nga miqtë ndërkombëtarë nuk e zbehë angazhimin e popullit të Kosovës për me ardhur të liria.

Limaj ka thënë se asnjë komb përveç britanikëve dhe rusëve nuk e kanë çliruar veten e tyre. Kjo nuk e zbeh kontributin tonë, thotë Limaj.

Përkundrazi kjo, sipas një nga komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës “ka vlerë se lufta jonë drejt ka marrë aleanca dhe ata kanë dalë në mbështetje të vlerave”.

“Rreth Kosovës janë bashkuar vlerat civilizuese kundër të keqes. Ndihma e aleatëve nuk e zbehë lirinë tonë. Ajo ka kuptimin e plotë se pa sakrificën e këtij kombi. Ne do të ndiheshim keq sikur të ishim në anën e kundërt”, ka thënë Limaj në TV Dukagjini.

Liria thotë Limaj e ka kuptimin e plotë sepse qëndron mbi themelet e Komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të gjithë dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. “Është një plejadë që neve na kanë rreshtuar në këtë vlera në vitet 40-50-70- 90 deri në luftë. Prandaj edhe kemi pas mbështetjen e aleatëve”, ka shtuar Limaj.

“Pika kthesës për mua është familja Jashari dhe komandanti legjendar. Flijimi biblik i kryekomandantit është pika e kthesës që e ka sjellë luftën çlirimtarë, afrimin e lirisë dhe masivizimin e UCK-së. Epopeja e UCK-së në Prekaz e ka përpshepjtu dhe e ka shkurtu rrugëtimin me vjet të lirisë”, ka shtuar Limaj.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress