Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:20

    ​Limaj: Është koha e fundit që drejtësia t’ua japë dënimin atyre që kryen krime

    Prishtinë | 21/05/2019 16:10

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka përkujtuar 20 vjetorin e masakrës së Dubravës.

    Sipas Limajt kryerësit e këtij krimi kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë.

    Postimi i Limajt në Facebook:

    Para dy dekadave ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.  20 vjet më parë, në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë. Pavarësisht kësaj, për këtë krim askush nuk është hetuar dhe rrjedhimisht as dënuar. Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët ta marrin dënimin e merituar.  FL

    Loading...
     
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress