Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:08

​Liburn Aliu i reagon Vuçiqit: Lëvizja i ka fituar zgjedhjet e do të qeverisë

Prishtinë | 16/10/2019 21:17

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, në lidhje me mbajtjen e flamurit kombëtarë në Selinë e LVV-së.

“Aleksandar Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinjë”, ka shkruar Aliu.

Vuçiq ka thënë se cilin shtet po e përfaqëson Kurti, duke vënë në pah praninë e flamurit shqiptar në zyret e këtyre të fundit. Ai madje kërkoi sqarime nga ambasadori britanik rreth fotos së tij afër Kurtit dhe flamurit. 

Gjithsesi ambasada e Britanisë i ka kthyer përgjigje Vuçiqit duke thënë se ata e kanë për detyrë që të takohen me liderët e partive dhe se nuk i vendosin ata kushtet e ambientit në të cilin takohen.

Postimi i Aliut në Facebook:

Presidenti i Republikës së Serbisë ka shprehur shqetësim pse një subjekt politik në Republikën e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku unë bëj pjesë, në zyrat e saj mban flamurin shqiptar.

Presidenti i Serbisë le të dijë se Kosova është demokraci, ku askush nuk i imponohet dot dikujt për identitetin apo simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti. Lëvizja i ka fituar zgjedhjet e do të qeverisë, në bashkëpunim me minoritetet e duke i çliruar ato prej shantazheve e instrumentalizimeve. Synim i yni është thellimi i demokracisë, lufta ndaj pabarazive, zhvillimi ekonomik dhe paqja. Këtë të fundit e kërcënon procesi intensiv i armatimit të Serbisë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospërballja e Serbisë me të shkuarën e saj kriminale e spastruese.

Aleksandar Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinjë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress