Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 12:12

​Libri për Hashim Thaçin vjen edhe në gjuhën shqipe

Prishtinë | 13/06/2019 15:10

Me personazh kryesor Hashim Thaçin, të enjten në Prishtinë është promovuar libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, i autorit Jasques Baudouin.

Sipas këtij të fundit, ky libër ka pasur synim lexuesin francez, për të njohur më tej vuajtjet e shqiptarëve në rrugëtimin për liri.

Ky libër tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Nuri Bexheti, recensent i librit tha se vëmendja më e madhe në këtë libër i kushtohet kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Hashim Thaçit.


Autori sipas tij sjell intriga, shantazhe, e shumëçka tjetër.  Lufta e UÇK-së për autorin, trajtohet si e lidhur ngushtë me rrugëtimin e Hashim Thaçit, për të cilin tha se janë sjellë fakte të reja dhe të paditura.

Në këtë libër tregohet për rrugëtimin e UÇK-së, sa ishte numri fillestar dhe si pasoi më pastaj.


Profesori Ibrahim Gashi tha se autori i këtij libri në mënyrë kompetente hedh dritë mbi atë çfarë ka kaluar Kosova.

Daan Everts, ish- shef i misionit të OSBE-së tha se gjithmonë duhet kujtuar e kaluara në Kosovë.

Sipas Everts, është shumë e rëndësishme të shkruhet për periudhën e Kosovës, gjatë luftës . Ai tha se të krahasosh Kosovën me vendet e tjera që kanë dalë nga lufta, Kosova është shumë më mirë. Ky libër tha se trajton gjëra që për të kanë qenë të panjohura.

E autori i këtij libri, Jascques Baudouin tha se për të bërë një shtet të së drejtës, duhet të luftohet për të drejtën.

Shkrimtari tha se këtë libër e ka bërë për lexuesin francez, për t’u njohur me vuajtjet e shqiptarëve.

Autori i këtij libri ha se është shumë e rëndësishme për Evropën të ketë një pushtetar të tillë siç është Hashim Thaçi. /KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress