Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 10:41

​LDK që nga fillimi ka pasur hezitime për koalicion me LVV-në

Prishtinë | 08/12/2019 16:18

Shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon asnjërës nga dy partitë të cilat po synojnë arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. LDK e LVV në rast se nuk arrijnë të merren vesh që të qeverisin bashkë, do të ndëshkohen nga qytetarët. Lidhja Demokratike e Kosovës që nga fillimi ka pasur hezitime për arritjen e marrëveshjes, deklaron në një intervistë për KosovaPress, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar dje se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

Këto deklarata Baraliu i konsideron si brengosëse, derisa thekson se nuk ka arsye serioze dhe reale që të mos përfundohet marrëveshja mes këtyre dy partive.

Në rast se nuk ka përafrime për arritjes e marrëveshjes, Baraliu për KosovaPress, thotë se gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të reja janë të mëdha. Megjithatë për këtë, sipas tij, LDK e LVV do të ndëshkohen nga vota e qytetarit.

Sipas Baraliut, asnjëra nga këto dy parti nuk ka të drejtë as morale e as politike që të zvarrisin bisedimet dhe pa pasur rezultate.

Baraliu thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës që nga fillimi ka pasur hezitime për arritjen e kësaj marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Derisa thotë se mund të ketë zgjedhje të reja, Baraliu thekson se kjo mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po bëhen gati 2 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, të cilët janë duke biseduar për harmonizimin e programit qeverisës.

Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak: 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress