Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:56

​LDK e vendosur për zgjedhje të parakohshme

Prizren | 07/04/2018 16:47

LDK tanimë në çdo vend po i përmend zgjedhjet e parakohshme. Madje shprehen të vendosur se do t’i japin Kosovës një qeveri kredibile, sepse vetëm me kthim tek qytetari do të mund të ndalet zhytja e Kosovës edhe ëe tutje në krizë ekonomike e politike.

Këso deklaratash zyrtarët e lartë të LDK-së, i kanë thënë edhe sot në Prizren ku u shënua 28 vjetorit i themelimit të degës në këtë qytet.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se po mos të ishte LDK-ja, nga zhvillimet e muajve të fundit, pushteti do të kishte humbur komplet busullën dhe drejtimin pro evropian që ka pasur Kosova.


Ai tha se janë të vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dakordimit për datën e zgjedhjeve apo edhe formave tjera.

Duke folur për 28 vjetorin e themelimit të LDK-së në Prizren, Hoti tha se historia e LDK-së është vet historia e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se edhe sot vizioni i ish presidentit Rugova mbetet vizion i ardhmërisë për Kosovën.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren u themelua më 7 prill të vitit 1990. Përvjetorin e themelimit kjo parti po e shënon pa liderin e saj, ish kryeministrin Isa Mustafa, i cili aktualisht gjendet për shërim në Gjermani./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress