Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.06.2019 04:07

​LDK distancohet nga deklaratat e Skender Hysenit

Prishtinë | 11/01/2019 16:42

Lidhja Demokratike e Kosovës është distancuar nga deklaratat e ish-ministrit të punëve të Brendshme, dhe anëtarin e kryesisë së këtij subjekti, Skender Hyseni, i cili ka thënë se rrëzimi i Qeverisë do të ndikonte negativisht për vendin. Madje, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa përsërit se kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi.

Në një konferencë për medie, pas takimit me kryetarët e degëve, Mustafa tha se LDK është e preokupuar me mënyrën se si po udhëhiqet vendi, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës e kanë lëshuar rrugën e konceptit të ekonomisë së tregut dhe ka filluar të ndërtojë një shtet social, duke zgjuar kështu sipas tij, një pakënaqësi të brendshme.

Duke nisur nga vënia e taksës prej 100 përqind për mallrat serbe, dialogun në Bruksel e çështje të tjera, Mustafa thotë se Qeveria Haradinaj nuk e ka vënë në pikëpyetje raportet e Kosovës me BE-në.

Ai ka komentuar edhe letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, dërguar presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Derisa u shpreh se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë përgjegjëse për dialogun, pasi kjo është përgjegjësi e Qeverisë.

LDK sipas Mustafës në këtë proces i mbetet besnike dokumentit të saj mbi bazat e zhvillimit të këtij dialogu.

Ai nuk ndjehet i penduar për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president, meqë sipas tij, LDK është një parti e cila u përmbahet marrëveshjeve.

Njëherësh, i pari i LDK-së u shpreh se atëkohë ka qenë i kënaqur me punën e ministrave të PDK-së dhe LDK-së.

Sipas tij, e arritura e tyre më e madhe ka qenë në Bruksel, ku e kishin bindur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të pajtohej se Asociacioni mund të bëhet vetëm nëse Gjykata Kushtetuese thotë ashtu.

Përndryshe, Mustafa është i bindur se partia e tij e ka besimin e qytetarëve me rreth 27-30 përqind të tyre. Ndërsa thotë se do të fokusohen në dy çështje: uljen e papunësisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress