Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:29

​Lansohet faqja me përkrahje të USAID-it “Të rinjtë prijnë”

Prishtinë | 12/11/2019 16:36

Të rinjtë kosovarë tash e tutje do të kenë më të lehtë qasjen për të krijuar mundësi të barabartë me të rinjtë e vendeve tjera për të këmbyer ide dhe projekte si pjesë e platformës së internetit “Të rinjtë prijnë”, e cila u lansua sot.

Administratori i Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Mark Green tha se kjo ueb-faqe do t’iu kontribuojë të rinjve kosovarë për t’u njohur më mirë me pjesën tjetër të botës.

“Ju e dini se në USAID kemi një nismë që quhet Udhëheqja Globale nga të Rinjtë. Sot po e lansojmë faqen kosovare të Udhëheqjes Globale të Rinjve. Kjo nismë iu mundëson të rinjve të bashkohen që të këmbejnë ide së bashku dhe që të dalin me ide të reja për punë të mëtutjeshëm të përbashkët. Lansimi i faqes në Kosovë ka të bëjë me atë çka mund të bëjnë Udhëheqja Globale për të rinjtë e Kosovës, mirëpo ajo që është më e rëndësishme është çka mund të bëjnë të rinjtë e Kosovës për t’i kontribuar botës. Kjo do të jetë një mundësi që të rinjtë nga barë bota të vendosin lidhjet me të rinjtë e Kosovës dhe të mësojnë punët e mira që janë duke u bërë këtu”, u shpreh Green.

Për këtë arsye, Green tha se e ardhmja për të rinjtë kosovarë është e ndritur dhe do të tejkalojnë të gjitha problemet.


Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Mark Green do të qëndrojë në Kosovë deri ditën e nesërme, ndërsa ka marrë pjesë edhe në lansimin e pilot-projektit ‘Nxitjet e Efiçencës Energjetike’, i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në bazë të marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress