Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 07:32

​Ky është arsyetimi i Sveçlës pasi u fotografua me Gjuriçin

Prishtinë | 07/12/2019 23:26

Ish-deputeti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla pas publikimit të fotos së përbashkët me të ashtuquajturin shefin e zyrës për Kosovë, Marko Gjyriç, ka theksuar se po merr pjesë në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal.

Publikimi i fotos së ish-deputetit të LVV-së ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku me ironi theksohet se “Sveçla po diskuton në Tiranë për bashkim kombëtar”.     

Shkrimi i Sveçlës në Facebook:  

Të dashur miq, po e shkruaj këtë sqarim jo për ju, por për ata që dëshirojnë keqkuptimin.

Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit.

E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq.

Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress