Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:33

​Kuvendi miraton rezolutën për shtesat e fëmijëve

Prishtinë | 07/11/2018 12:39

Me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta e harmonizuar nga grupet parlamentare në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila njëherësh kishte iniciuar këtë rezolutë, para votimit, kërkoi nga të gjithë deputetët që të përkrahin këtë rezolutë  dhe që ndarja e shtesave për fëmijë të fillojë vitin e ardhshëm.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se edhe pse nuk kanë qenë prezent në seancën kur është diskutuar rezoluta, janë pro kësaj.

Ai ka theksuar se në parim si parti, janë pro mirëpo kërkojnë harmonizim dhe saktësim , që sipas tij në procedura të mos ketë problematika që mund të paraqiten.  Me këto shtesa parashihet, që çdo fëmije deri në moshën 16 vjeçare , çdo muaj t’i ipen nga 10 euro. /KosovaPress/


Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress