Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:54

​Kurti tregon se çka i ka thënë ambasadorit Grenell për dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë | 09/10/2019 21:26

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se çka ka biseduar sot në takimin me emisarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell.

Richard Grenell, njëri nga personat më të besuar të Presidentit Turmp, sot ka qëndruar në Prishtinë, ku përveç me Kurtin, është takuar edhe me presidentin e vendit dhe me zyrtarë të tjerë institucionalë e politikë.

“Sot u takova me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. E falënderova z. Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në Kosovë, në kohë lufte e në kohë paqeje. Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka shkruar Kurti në Twitter. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress