Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:00

​Kurti thotë se presidenti dhe kryeministri e dinë që koha e tyre po mbaron

Prishtinë | 13/06/2019 14:57

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka biseduar me studentët e Universitetit të Prishtinës, në një debat të organizuar nga organizata studentore “Studim, Kritikë Veprim”.

Atyre, Kurti u tha se keq-investimi në Kosovë ka degraduar vendin dhe se pushtetarët bëjnë investime aty ku mund të vjedhin. Sipas Kurtit, ky është mandati i fundit i Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt në krye të institucioneve.

Albin Kurti ka thënë se në Kosovë, përveç që ka krim të organizuar, korrupsion e keqpërdorime, ka edhe keq-investim dhe paratë dërgohen në shtigje të gabuara.

Sipas Kurtit, presidenti dhe kryeministri e dinë që ky është mandati i tyre i fundit, andaj po e shfrytëzojnë që të vjedhin në masë të madhe.

“Arsyeja pse po vjedhin shumë dhe po keqpërdorin si asnjëherë më parë është për shkak se janë në mandatin e tyre të fundit, edhe për përveç karakterit të tyre të shpërdoruesve është edhe koha kur ata po e ndjejnë se nuk do të mund të jenë në pushtet sërish. Besoj që edhe kryeministri edhe presidenti e dinë që nuk mund të rizgjedhjen më. Ky është mandati i tyre i fundit dhe po bëjnë çfarë po bëjnë. E keqja ka marrë një nxitim, ka marrë një shpejtësi shtesë për shkak se nuk janë më të relaksuar të këqijtë, ata po e dinë që koha e tyre po mbaron”, tha Kurti.


Sipas Kurtit, shteti i Kosovës investon 10 herë më shumë në asfalt se në universitet, e kjo sipas Kurtit ndodh meqë aty mund të përfitojnë për vetën.

“Këta nuk investojnë në arsim, meqenëse në arsim nuk ka kthim të shpejtë por gjithashtu edhe me investime në asfalt ka vjedhje të mëdha. Kur isha dy ditë e gjysmë në spital, nuk kishin të shkretit mjek e infermierë as dorëza, as maska, as shiringa, as ampulla dhe medikamentet bazë duhet t’i blenin vet pacientët. Por a e dini pse nuk ka dorëza sanitare, sepse kushtojnë lirë, po të kushtonin shtrenjtë ku mund të vjedhin shumë do t’i kishim. Asfalti shtrohet edhe për shkak se është shtrenjtë, 10 për qindëshi ose 20 përqindëshi aty është numër shumëshifror, ndërkaq te dorëzat në spital nuk mund të vjedhin shumë”, tha Kurti.


Këtë, Kurti e quajti keq investim, si faktor kryesor që ka degraduar  ekonominë dhe arsimin.

Kurti u tha studentëve që nëse universiteti nuk ka kërkim ai i përngjan shkollave te mesme.

Ai tha se investimet që bëhen nuk janë të fokusuara për punësim por kapital.

Sipas tij, Kosovës i nevojitën investime në ekonomi dhe që sjellin punësim./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress