Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 08:13

​​Kurti: Prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit

Prishtinë | 21/10/2019 18:16

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin Italian, Piero Cristoforo Sardi.

Siç njofton LVV, Sardi përshëndeti mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor duke vlerësuar pjesëmarrjen aq të madhe të qytetarëve në zgjedhjet demokratike në vend. Ai tha se, pas certifikimit të rezultateve, është e rëndësishme të formohen institucionet dhe qeveria e re.

Kurti e falënderoi ambasadorin Sardi për përkrahjen e deritanishme të Italisë ndaj Republikës Kosovës dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të ndërtohet e avancohet tutje.

“Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Në këtë drejtim, tha ai, janë duke u zhvilluar bisedimet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, që do t’i japin qeverinë e re Republikës. Për fund, z. Kurti foli edhe për parregullsitë dhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor në komunat me shumicë serbe ku mungojnë sundimi i ligjit, pluralizmi politik e demokracia.

Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte të vazhdueshme dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress