Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:41

​​Kurti për themelimin e Tribunalit: Me një fillim të tillë nuk jam optimist

Prishtinë | 16/05/2019 19:07

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur pesimist me arritjen e themelimit të një Tribunali ndërkombëtar për t’i dënuar krimet serbe në Kosovë.

Sipas tij në disa çështje janë përdorur terme të gabuara në dokumentet për të themeluar Tribunalin.

“Lufta nuk ishte vetëm në kohën e Millosheviqit dhe nuk ishte vetëm problem regjimi i egër i tij. Një far regjimi aspak të but e kemi dhe në Kosovë, nuk është problem regjimi, por shteti. Ato kanë qenë krime të shtetit. Dhe ky shtet mund të themi që ishte Serbia. Por realisht, jo vetëm Serbia ishte Jugosllavia e Zhablakut... kur themi lufta dhe krimet e luftës në Kosovës, nuk guxojmë që të kufizojmë vetëm në luftën e fundit. E aq më kap siç thuhet këtu në regjimin e egër të Millosheviqit. Mandej thuhet që 1 milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, ishin detyruar të largohen nga Kosova, kjo mbase është përthyer prej anglishtes. Sepse ne themi ishim dëbuar, pse të themi jemi detyruar të largohemi. Unë besoj që këto tekste nuk duhet t’i shkruante dikush tjetër së pari, janë disa tekste t’i shkruajmë vet së pari dhe t’i përkthejnë të tjerët. Prandaj po them që nuk jam optimist me një fillim të tillë”,  tha Kurti.

Lideri opozitar, gjithashtu tha se është e patolerueshme të humben 10 vite, për të dal tek argumentet e partisë së tij.

“Pse duhet të humbas kohë shteti i Kosovës deri sa të kuptohet se Vetëvendosja kishte të drejt. Pse duhet të humbas kohë shteti. Nga dialogu jo parimor me Serbinë tek Gjykata Speciale për Kosovën, nga dënimin i krimeve të Serbisë tek bllokimi i mallrave të Serbisë po del që kemi pasur të drejt. Janë humbur mbi 10 vite, pse të humben dhe 10 vite të tjera për të dal tek argumentet e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress