Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.07.2018 08:45

​​Kurti: Për ta bërë Kosovën shtet social, gratë janë vendimtare për këtë

Prishtinë | 14/04/2018 21:48

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot në Prizren u mbajt një tubim me rastin e anëtarësimit të rreth 200 grave e vajzave në këtë lëvizje.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Sot, në Prizren, u mbajt tubim me rastin e anëtarësimit të rreth 200 grave e vajzave në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Muajt e pranverës së këtij viti i kemi shpallur muaj të anëtarësimeve të reja. Për rolin, punën dhe kontributin e grave folën kryetari i Qendrës dhe i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, deputetët Drita Millaku dhe Arbër Rexhaj, si dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti. Zgjerim dhe dinamizim, angazhim e përkushtim, do të shënojnë të gjitha strukturat tonateksa zhvillojnë reformën organizative dhe demokratizimin e thellë të VETËVENDOSJE!-s.

Për ta bërë Republikën e Kosovës shtet social duhet ta avansojmë subjektin tonë politik në Lëvizje edhe sociale. Gratë dhe vajzat janë vendimtare për këtë, theksoi kryetari Albin Kurti.

Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili ndodhet në një konferencë trepalëshe në Turqi të qyteteve Amasya, Berat dhe Prizren, për trashëgiminë kulturore dhe përgatitjen e dosjeve për listën e UNESCO-s.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress