Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 11:25

​Kurti: Njerëzit nuk votuan vetëm për ndryshim retorik

Prishtinë | 06/12/2019 15:21

Foto nga arkiva

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se si sot dy muaj më parë Kosova votoi për ndryshim për t'u shkëputur nga e kaluara e korruptuar.

Në një postim në Twitter, Kurti tha se njerëzit në Kosovë duan të shkojnë drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, shkroi Kurti.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress