Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 05:26

​​Kurti: Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen

Prishtinë | 09/11/2019 20:31

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pritur në Paris nga Senatorja dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Mbrëmë, në Senatin Francez, u prita në takim nga Senatorja dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, znj. Marta de Cidrac.

Më uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe dëshiroi të mësonte më shumë për gjendjen në vendin tonë. Senatores Cidrac ia shpreha mirënjohjen e popullit tonë për përkrahjen e Francës dhe i shpjegova për situatën politike e institucionale, ekonomike e sociale te ne, duke theksuar zotimin e qeverisë sonë për zhvillim e siguri, demokratizim e drejtësi.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress