Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 20.10.2019 10:26

​Kurti fillon negociatat për formimin e qeverisë, nesër takon Mustafën dhe Osmanin

Prishtinë | 09/10/2019 23:48

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka njoftuar se nesër do të takojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Kurti e ka bërë të ditur këtë gjatë një interviste të zhvilluar për Klanin e Shqipërisë, me të cilin takim fillon negociatat për formimin e qeverisë së vendit, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e kaluar ku LVV ka dal parti fituese dhe LDK është radhitur e dyta.

Ai nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se do të diskutojnë për mundësinë e koalicionit qeverisës. "I mbetet Vjosa Osmanit me fol", tha ai

Takime ditë më parë ka paralajmëruar edhe Isa Mustafa. “Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, ka shkuar Mustafa në Facebook pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress