Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 06:54

​Kurti: Ekonomikisht shoqëria jonë është përtokë, e gratë nën tokë

Prishtinë | 07/01/2019 10:48

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se dy brengat kryesore në Kosovë si papunësia e korrupsioni nuk janë të rastësishme.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shpërndarë disa të dhëna bazuar në raportin e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, shifra të cilat sipas tij tregojnë se ekonomikisht shoqëria jonë është përtokë, ndërsa gratë nën tokë.

“Sipas Raportit të Iniciativës Kosovare për Stabilitet “Fakte 2018”, 73% e të moshuarve varen nga mbështetja familjare për të mbuluar nevojat e tyre elementare, kurse 91% e të moshuarve të anketuar kanë deklaruar se blejnë barna të listës esenciale. Vetëm 12% e grave në Kosovë janë të punësuara, krahasuar me 46,6% të burrave. Pensionin bazë (shtylla e parë) e marrin gati dyfish më shumë gra sesa burra (81 mijë kundrejt 41 mijë), ndërkaq pensionin kontributdhënës (shtylla e dytë) e marrin mbi gjashtë herë më shumë burra sesa gra (sipër 37 mijë kundrejt 6 mijë). Pra, gati trefish më shumë qytetarë e marrin pensionin bazë krahasuar me atë kontributdhënës. Ekonomikisht, shoqëria jonë është përtokë. Gratë edhe nën tokë”, ka shkruar i pari i VV-së.

“Jo rastësisht dy brengat kryesore të qytetarëve të Kosovës sipas çdo ankete janë papunësia e korrupsioni. Vjedhja lart e varfëria poshtë janë të ndërlidhura. Punësimi i paktë: me të njofshëm. Ndërkaq, hajnat e mëdhenj, po ashtu: të njofshëm! E vetmja prokuroria nuk është në 'dijeni' e s’i ‘njeh' ata”, përfundon Kurti./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress