Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:03

​Vetëvendosje: Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive

Prishtinë | 11/09/2019 23:38

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se pas emisionit Pressing në T7, kandidati i listës së këtij subjekti, Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-PSD, Dardan Molliqaj dhe shoqëruesit e tij.

“Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë”, thotë Vetëvendosje.

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka theksuar se është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij, pas emisionit që kishin në T7. Kurse Molliqaj ka shkruar se asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione.

Postimi i këtij subjekti në Facebook:

Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive

Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesit e tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.

Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë.

Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët.

Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë.

Qëndrojmë në mbështetje të plotë të z. Haki Abazi, dhe të cilitdo aktivist që është sulmuar me dhunën e tyre verbale e fizike.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress