Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:19

    ​Kujtohen dëshmorët e Kaçanikut në 20 vjetorin e rënies

    Kaçanik | 21/05/2019 16:48

    Në nderim të rënies së dëshmorëve Kemal Thaçi e Ekrem Gudaqi, si dhe martirëve të rënë më 21 maj 1999 në komunën e Kaçanikut, sot është mbajtur akademi përkujtimore.

    Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se pas dy dekadave, kërkojnë drejtësi për të gjithë martirët e dëshmorët e rënë.

     "Sot po na bashkon edhe një 20 vjetor, përvjetor malli dhe krenarie për veprën dhe sakrificën, për lirinë e vendit. Me dhembje të madhe kujtojmë figurat emblematike të Thaçit e Gudaqit. Ata vulosën me gjakun e tyre, lirinë e brezave. Po në këtë ditë të pranverës së përgjakur, dora e armikut  ishte e pamëshirshme. E 20 vite pas çka na mbetet është të kërkojmë drejtësi. Në këto qaste të dhembjes jemi krenar për historinë tonë. Në themelet e saj janë dëshmorët e martirët", tha Ilazi.

    Veterani dhe mjeku i luftës, Bejtush Jaha në këtë akademi përkujtimore, ka kujtuar 21 majin e vitit 1999, duke thënë se kjo masakër tregon barbarinë serbe.

    " Vendosja e njësive të UÇK-së në këto fshatra kishte përgjegjësi të madhe në  mënyrë që të mbrohet popullata civile. Me 21 maj 1999, ndihet një qetësi para stuhisë, në orën 6 forcat serbe ndërmorën një sulm. Edhe pas granatimeve, njësitet e UÇK-së arritën të përballojnë. Kjo masakër tregon qyqarinë dhe barbarinë serbe. Nga pamundësia për t’u  përballur me forcat serbe, ata dëshmuan barbarinë e tyre. Stagova e Agim Bajramit u djeg dhe persekutua, por nuk ka asgjë më me vlerë dhe më afër Zotit se satë jesh afër popullit", tha ai.

    Në emër te organizatave të dala nga lufta, dega në Kaçanik, Hajrush Kurtaj tha se duke kujtuar këtë 20 vjetor, kujtohet qëndresa e popullit të Kosovës, e po ashtu edhe sakrifica e heroizmi i martirëve të rënë për liri. /KosovaPress/

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress