Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 09:50

​Kryeministri nuk e di sa zëvendësministra janë në MASHT

Prishtinë | 03/01/2018 15:38

I takoi të gjithë por ende nuk e di se sa janë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë se sa zëvendës i ka ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Haradinaj  sot është takuar ndaras me ministrin  Bytyqi  dhe me zëvendësit e tij me të cilët qëndroi me ta më shumë se dy orë, kur u pyet se sa janë ai nuk diti të përgjigjej në këtë pyetje.

 

“Nuk e di. Sa zëvendësministra janë ministër?”, e pyeti Haradinaj ministrin Bytyqi.

 

Ministri i tregoi Haradinajt se i ka katër zëvendës,  të cilët janë emëruar në këto poste me  vendim të tij.

Zëvendës të ministrit të Arsimit janë Heset Sahiti nga Nisma, Arbër Geci nga AKR, Mustafë Myrtaj dhe Bajrush Sezairi. /KosovaPress/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress