Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 30.03.2017 06:42

​Kryeministri Mustafa ngushëllon Qeverinë dhe popullin gjerman

Prishtinë | 11/01/2017 19:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Federal Gjerman, Roman Herzog, i ka shprehur ngushëllime Kancelares Angela Merkel dhe popullit gjerman.

Duke shprehur ngushëllimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rolin e ish-Presidentit Herzog në fuqizimin e rolit të Gjermanisë, me theks të posaçëm në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare, në një periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Gjermania në kohën kur Roman Herzog ishte President Federal dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë e Kosovës, duke ofruar përkrahje të pakursyer edhe për popullin e Kosovës në momentet më të vështira të ballafaqimit me terrorin shtetëror dhe ushtarak të Serbisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa, transmeton KosovaPerss.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress