Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 03:04

​Krerët shtetërorë diskutuan për platformën e dialogut

Prishtinë | 11/02/2019 13:33

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të dialogut, me theks të veçantë për platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

“Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të platformës së dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e dialogut”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress