Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:01

​Krasniqi: Është tepër vonë që të merakosemi për shkuarjen e Speciales te Vuçiqi

Prishtinë | 15/07/2017 18:28

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi të postuar në Facebook, ka vlerësuar se është tepër vonë që të merakosemi për shkuarjen e Speciales te Vuçiqi dhe sipas Krasniqit si do që të zhvillohen proceset, nga këto procese Beogradi (serbët) po dalin të terur, ndërsa Prishtina (shqiptarët) do të dalin si “pulat e lagura”!

Postimi i plotë i Krasniqit:

Si ta kuptojmë shkuarjen e Speciales ke Vuçiqi? Është tepër vonë që të merakosemi për shkuarjen e Speciales ke Vuçiqi. Krejt çka duhet thënë është se në rastin në fjalë kemi përzierjen e Gjyqësorit në politikë e Beogradit?! Mbase, shkuarjen duhet parë edhe si vajtje në vendin më të duhur dhe të personi më i duhur për krime të luftës?! Ndoshta Gjykata Speciale ka renë në gjurmët e duhura se ku duhet kërkuar krimet e gjenocidi që është ushtruar në Kosovë për vite të tëra. A nuk ishte Vuçiqi që shihet e dëgjohet të thoshte: Për një serb të vrarë, do të vriten qindra e mijëra mysliman?” As per shqiptaret nuk ka menduar ndryshe. Edhe sikur mos të jetë kështu, të gjitha rrugët e kësaj Gjykate (Speciale), fillet i kanë në Beograd dhe aty duhet të përfundojnë! Në fund të fundit, themeli i GjS është në institucionin më të lartë të Kosovës, këto institucione nuk duhet të ndërhyjnë në Specialen, ndërsa Beogradit nuk i kërkohet kjo mos ndërhyrje, përkundrazi nga ai kërkohet mbështetje profesionale?! Sido që të zhvillohen proceset, nga këto procese Beogradi (serbët) po dalin të terur, ndërsa Prishtina (shqiptarët) do të dalin si “pulat e lagura”! Nga politikanët që i kishim e i kemi në krye të institucioneve, nuk mund të pritej diçka tjetër! Kaq ishte kapitali i tyre e mbase është edhe nderi i tyre?!

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress