Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:23

​KQZ tregon edhe sa vendvotime kanë mbetur pa u numëruar

Prishtinë | 19/11/2019 16:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se sot deri në orën 16.00 janë rinumëruar gjithsej 66 vendvotime.

“Në përgjithësi, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%”, tha ai duke shtuar se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress