Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 03:38

​KQZ numëron 98.08% të votave, kjo është diferenca VV-LDK

Prishtinë | 07/10/2019 14:38

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet e djeshme parlamentare në vend.

Në renditjen e partive politike sipas votave të marra nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me ato që ishin publikuar më herët.

Lëvizja Vetëvendosje sipas 98.08 për qind të votave të numëruara deri më tash ka marrë gjithsej 200.454 vota ose 25.54 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në këto zgjedhje garoi me Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre, ka 195.096 vota ose 24.86 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i së cilës Kadri Veseli, mbrëmë tha se do të qëndrojnë në opozitë, ka grumbulluar 165.784 vota ose 21.13 për qind.

Në vendin e katërt renditet koalicioni i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, AAK-PSD me 90.571 vota ose 11.54 për qind.

Lista Serbe, e mbështetur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka 52.529 vota ose 6.69 për qind.

Koalicioni NISMA-AKR-PD duket se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi deri më tash nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke fituar vetëm 38.398 vota ose 4.89 për qind. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress