Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:23

​Kosovari që udhëheq me Unionin e Studentëve në Universitetin Sheffield

Prishtinë | 15/11/2016 10:51

Universiteti i Sheffield-it në Selanik ofron mundësi të mëdha studimi si për studentët e rajonit ashtu edhe të Kosovës në veçanti.

Se në këtë universitet nuk ka dallime etnike apo rajonale të studentëve e dëshmon edhe udhëheqësi i studentëve në këtë universitet i cili është pikërisht nga Kosova, Diamant Hasani.

Diamanti, që studion shkencat kompjuterike në këtë universitet, thotë se institucioni ku ai studion është një mundësi shumë e madhe dhe shumë e mirë për studentët e Kosovës.

“Tani unë jam president i Unionit të Studentëve ku edhe i prezantoj të gjithë studentët e fakultetit. Universiteti i Sheffield-it në përgjithësi është një shans i mirë për të rinjtë e Kosovës e cila ka nevojë dhe është e etshme për studimet cilësore... Se ky universitet ofron mundësi shumë të mira e dëshmon edhe zgjedhja ime si president i studentëve. Si president unë kam vendosur që bashkë me kabinetin tim që të bëjmë një plan strategjik për të udhëhequr organizatën tonë në një mënyrë stragjike, e kemi edhe vizionin e qartë dhe objektivat dhe presim që ti realizojmë”, ka deklaruar Hasani.

Diamanti thotë se aktualisht në këtë institucion të arsimit të lartë i cili është i njohur ndërkombëtarisht, studiojnë rreth 60 studentë nga Kosova.

Ndërsa, sa i jepet mundësi studentëve të rajonit, Diamanti ka thënë se në këtë universitet studentët janë të inkurajuar nga puna në grupe dhe në bazë të projekteve.

“Hapësira është infinite, kemi shumë mundësi të mira, të gjithë e kemi atë çka na inkurajojnë ata është puna në grupe në bazë të projekteve të ndryshme që bëhen qoftë për mësim brenda fakultetit por edhe marrëdhënie me organizata jashtë universitetit”, është shprehur Hasani.

Sipas Diamant Hasanit, kryetar i Unionit të Studentëve në Universitetin e Sheffield-it, ky institucion ofron edhe bursa për studentët e Kosovës.

“Për Kosovën ofron shumë bursa qoftë të plota, qoftë gjysmë-bursa dhe është një mundësi tepër e mirë që të vijnë atje të studiojnë. I inkurajoj ët gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në bachelor apo master që të aplikojnë në programin e ministrisë për bursat për vitin e ardhshëm akademik”, ka deklaruar Diamant Hasani.    

Ai ka thënë se Universiteti Sheffiel ofron rreth 20 bursa çdo vit për studentët e Kosovës. /KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress