Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 03:47

​KosovaPress në kongresin botëror të Agjencive të Lajmeve

Sofje | 13/06/2019 11:47

Për herë të parë në histori, 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në 20 vjetorin e çlirimit, Republika e Kosovës, e cila po prezantohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress, po merr pjesë në Kongresin botëror të Agjencive të lajmeve, e cila po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje nga data 13 deri më 15 qershor.

Kongresi u hap nga sekretari gjeneral Maxim Minchev dhe presidenti i Bullgarisë, Ruman Radev.

Në këtë takim treditor tema kryesore do të jenë sfidat me të cilat po përballen Agjencitë e Lajmeve siç janë lajmet e rreme (fake news) e cila ka marrë përmasa botërore dhe mundesitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të Agjencive të Lajmeve për t’u përballur.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për sfidat që po përballen Agjencitë e Lajmeve në raport me teknologjinë e re dhe rrjetet sociale.

Gjatë këtij kongresi KosovaPress do të rritë bashkëpunimin me Agjenci botërore të  lajmeve duke pas mundësi të takohet me Agjencitë e Lajmeve nga Evropa dhe mbarë bota.

Ky është edhe një sukses i radhës  pas pranimit te KosovaPress-it në Agjencitë e Lajmeve të Shteteve të Ballkanit(  ABNA-SEE) në vitin 2017 ( http://www.kosovapress.com/sq/mobile/lajme/kosovapress-pranohet-anetare-me-te-drejta-te-plota-ne-abna-129552/).

KosovaPress është ftuar në Kongresin botëror , më 4 janar të këtij viti , nga sekretari gjeneral i kongresit botëror, Maxim Minchev i cili ishte prezent në 20 vjetorin e themelimit.

Kongresi botëror i Agjencive të Lajmeve mbahet çdo tre vjet . Ky Kongres është themeluar para 15 viteve dhe ky është kongresi i gjashtë. Në këtë kongres nga KosovaPress po merr pjesë Skënder Krasniqi, CEO i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Në foto: Skender Krasniqi me presidentin e  Bullgarisë  Ruman Radev

      






Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress