Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:31

​‘Kosova nuk ka për çka të festojë 20-vjetorin e çlirimit’

Prishtinë | 13/06/2019 12:26

Në dekadën e dytë të çlirimit të saj, Kosova nuk ka shumë arsye për çka të krenohet dhe të festojë. Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet nga çlirimi, qytetarët e Kosovës po gjejnë vende tjera alternative për të jetuar.

Analisti politik, Behlul Beqaj, thotë se derisa para dy dekadave qytetarët e Kosovës ishin të detyruar të boshatisin vendin për shkak të sulmeve serbe, sot janë të detyruar të veprojnë njëjtë për shkak të udhëheqësve të vendit.

Beqaj thotë se në 20 vjetorin e lirisë, Kosovës po i kontestohet edhe shtetësia. Dhe për këtë bën fajtor liderët  e vendit.

Sa i përket vizitës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright Beqaj thotë se duhet të vlerësohet kontributi i tyre, por sipas tij  Kosova nuk obligohet që të bëhet servil, edhe në rastet e përpjekjeve të cilat e dëmtojnë shtet ndërtimin e Kosovës.

Për Krenar Shalën ardhja e miqve amerikanë për të festuar 20 vjetorin ëshë një lajm i mirë, sepse Kosova pas shpalljes së Pavarësisë, nuk ka qenë më në agjendë ndërkombëtare.

Ndërsa si arsye të vetme që mund të festojnë qytetarët e Kosoëvs, sipas Shalës janë sukseset në sport.


Para 20 vitesh, më 12 qershor të vitit 1999 ushtarët e NATO-s kanë hyrë në Kosovë pas 78 ditë bombardime nga ajri.

Pas hyrjes së NATO-s fillon edhe largimi i forcave serbe nga Kosova./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress