Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:20

​Kosova ndërpret takimin e CEFTA-s, nuk lejon që të quhet “Kosova dhe Metohija”

Prishtinë | 06/12/2018 19:07

Përfaqësuesi i Kosovës që kryesonte takimin e CEFTA-s, ka urdhëruar që takimi sotëm që mbahej në Prishtinë të ndërpritet, pasi përfaqësuesi i Serbisë i është referuar Republikës së Kosovës me emërtimin “Kosova dhe Metohija”.

Kosova këtë vit është udhëheqëse e CEFTA-s dhe kjo javë është java e CEFTA-s, ku në Prishtinë janë mbajtur një varg aktivitetesh, ndërsa sot ishte paraparë që të mbahej në Prishtinë mbledhja e Komitetit të CEFTA-s.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar për KosovaPress se delegacionet nga Serbia, Bosnja dhe Moldavia këtë vit nuk kanë pranuar të marrin pjesë në takimet e CEFTA-s, për shkak të Kosovës, kurse mbrëmë i kanë njoftuar përfaqësuesit e CEFTA-s dhe të Republikës së Kosovës se do të marrin pjesë në takim e sotëm.

Shala ka njoftuar se takimi sotëm ka dështuar, pasi përfaqësuesi i Serbisë i është referuar Kosovës me emërtimin jo kushtetues dhe provokues “Kosova dhe Metohija”, dhe në atë moment përfaqësuesi i Kosovës e ka ndërpre takimin.

Shala ka pohuar se sa të jetë ai ministër nuk do të lejojë që nga askush t’i referohet me emërtime jokushtetuese Republikës së Kosovës.

Ndryshe, muajin e kaluar Kosova ka vendosur taks prej 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës, ndërsa MTI ka urdhëruar që të hiqen nga tregu të gjitha produktet që Kosovës nuk i referohen me emërtimin kushtetues, raporton KosovaPress.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress