Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:19

​Kosova dhe Mali i Zi mbajnë konsultime politike për bashkëpunimin dypalësh

Podgoricë | 11/02/2019 14:07

Delegacioni i Ministrisë së Jashtme të Kosovës nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Albert Prenkaj, dhe ai nga pala malazeze i udhëhequr nga Ivan Lekoviq, drejtor i Përgjithshëm i Bilaterales, kanë mbajtur një takim të rregullt pune për konsultime politike dypalëshe.

Takimi u zhvillua në  Podgoricë, ndërsa temat, që u trajtuan kanë  përfshirë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, vlerësimin e gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimin multilateral dhe rajonal.

Gjatë  këtij takimi u vlerësua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, janë shumë të mira dhe që nga konsulta e kaluar kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të drejtuesve më të lartë shtetëror si dhe mbështetje reciproke.

Në takim është konfirmuar gatishmëria dhe interesimi i ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Darmanoviq për vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë gjysmës së parë të muajit mars, thuhet në komunikatë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress