Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:22

​​Kosnett: FSK ushtri - hap i natyrshëm

Prishtinë | 06/12/2018 19:59

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv.

Ai në një intervistë për televizionin publik tha se është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

 “Liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t'i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”, është shprehur diplomati amerikan.

Ambasadori Kosnett rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lart në prioritetet e politikës së jashtme amerikane./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress