Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Kosovë duhet të krijohet një terren i qëndrueshëm që përmes dialogut mes akterëve dhe partive politike të gjinden zgjidhjet për problemet e Kosovës.
Kreu i qeverisë, u shpreh se Norvegjia sikurse vendet tjera e kanë përkrahur Kosovës që të kenë më shumë dialog në Kosovë.
Kurse, nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se ky Grupi për Ballkan është munduar që gjithmonë të ketë dialog të brendshëm në Kosovë.
Haziri theksoi se Kosova ka konsensus për dialog, por ai thotë se ka dallime tek parimet e negociatave që më tutje po i mban anash.
Ndërsa, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, që njëkohësisht është dhe financuesi i këtij projekti, ka thënë se Grupi për Ballkanin luan një rol të rëndësishëm në Kosovë për të lehtësuar dialogun dhe bashkëpunimin mes partive.
Ambasadori Norvegjisë, kishte dhe një porosi për gjitha partitë politike. Ajo theksoi se Kosova duhet të ketë më shumë konsensus për dialogun me Serbinë.
Sipas tij, dallimet mes partive më shumë do të dobësonte më shumë Kosovën.
Kurse, drejtori i këtij grupi, Naim Rashiti është shprehur se me anë të këtij projekti synon të avancoj agjendën Evropiane për Kosovën nëpërmjet forcimit të institucioneve, demokratizimit dhe bashkëpunimit rajonal me pjesëmarrje nga ta gjitha nivelet e shoqërisë.
Sipas tij, ky projekti është dyvjeçar dhe synon përfshirjen e gjerë të akterëve të cilët mund të ndikojnë në bërjen e ndryshimeve, siç janë qeveria, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.
Grupi për Ballkan shpesh herë ka arritur t’i mbledhë gjithë liderët politik për diskutuar për zgjedhjen e problemeve në Kosovë./E.Zeqiri
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018