Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 03:49

​Konjufca: Telekomi është në buzë të falimentimit me protagonistët, Thaçin dhe PDK-në

Prishtinë | 14/05/2019 11:46

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të thirrur me kërkesë të GP të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe mbështetur edhe nga LDK-ja, ka nisë diskutimet lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr. 06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se falimentimi i Telekomit është bërë qëllimshëm me një skenar të autorit të këtij krimi të organizuar me përfitime qindra milionëshe nga akterët e pushtetit në bashkëpunim me pronarët e Dardafonit, dhe me protagonistët kryesor ish kryeministrin e vitit 2009, Hashim Thaçi dhe me PDK-në. 

Përveç mbi punësimeve në Telekom, ai tha se Telekomi vazhdimisht ka shërbyer si parajsë e tenderëve të majmë dhe keqpërdorimeve të pa llogaritshme financiare.

Ai po ashtu tha se një kompani e suksesshme që para dhjetë viteve i sillte Kosovës të hyra 100 milionë euro në vit, sot është mbytur në borxhe.

Konjufca tha se kjo nuk ka lidhje me ekonominë e tregut, kjo është skenë e mashtrimit mafioz mulitimilionësh. Sipas tij, ajo që spiktaë dhe përmbënë kulmin e së keqës, është pa dyshim kontrata mes Telekomit dhe Dardafonit e lidhur në vitin 2009, pikërisht në vitin kur të ardhurat e PTK-së ishin në kulmin e vet, rreth 100 milionë euro në vit.

Ai ka shtuar se operatori Z Mobile, në të cilin ka punuar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka e ka ngrënë dhe është duke ngrënë Telekomin e Kosovës.

Konjufca tha se, jo vetëm që Dardafoni përfitoi qindra miliona euro nga një kontratë skandaloze dhe në dëm të interesit publik, por tash dëshiron t’ia merr Qeverisë së Kosovës edhe 30 milionë euro shtesë./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress