Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 22.08.2019 09:16

​Konjufca: Kryeministri ka qenë i bindur se PDK është e gatshme me rrëzuar

Prishtinë | 24/07/2019 00:00

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ishte ambalazhim, pasi qeveria e Haradinaj edhe ashtu do rrëzohej.

Konjufca ka folur në T7 për arsyen se pse Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Kryeministri ka qenë i bindur se PDK është e gatshme me rrëzu”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se përçarjet në koalicion kanë qenë evidente. “Unë isha i çuditur se si kjo qeveri ku partnerët grinden çdo ditë po qëndron”, ka thënë Konjufca.

Konjufca thotë se e gjitha ka qenë ambalazhim dhe se qeveria e Haradinaj edhe ashtu do rrëzohej.

“Është thënia e vjetër kur ki mundësi me i zgjedhë motivet, zgjedhe më të mirin”, ka thënë ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress