Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:57

​Konjufca: Haradinajn e shkretë e ka shantazhuar Thaçi

Prishtinë | 13/09/2018 11:35

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se opozita pajtohet të vazhdojë jeta parlamentare vetëm atëherë kur mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

Seanca e opozitës u uzurpua nga pushteti, pasi ishte vjedhje e seancës.

Sipas tij, Hashim Thaçi e ka shantazhuar Ramush Haradinajn, duke i thënë këtij të fundit .

“Nuk i duhen shumë deputet Hashim Thaçit për t’ia rrëzuar qeverinë Ramushit, 57 vota i ka opozita, me 4 deputet e shantazhon Ramushin, nuk ka nevojë t’i thotë se i ka 23 deputet, veç 4 deputet dhe ia rrëzon qeverinë. Ai i shkreti aq shumë e do pushtetin, e ka treguar që e donë me çdo kusht dhe e pamë atë ditë që përpjekja e tij ishte për t’ia bërë një ekip qeveritar që i bashkohet dhe i shkon si bisht është Hashim Thaçit.........më së miri është që të mbahet kjo seancë që ju e ndërpret qëllimisht atë ditë, duhet të votohet ajo rezolutë që e pengon Hashim Thaçin me vazhduar eksperimentin e tij të rrezikshëm për hapjen e kufijve të Kosovës, që me ia vë një pengesë të pakapërcyeshme, vetëm në këto kushte opozita pajtohet të vazhdojë jeta parlamentare “, ka thënë ai.

Konjufca tha se Thaçit i mungojnë tri elemente kryesore, pasi ai është të pa mandatë, pa ekip dhe as platformë./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress