Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.08.2018 08:34

​Komuna e Deçanit paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Mjedisit

Prishtinë | 08/06/2018 14:31

​Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ,ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndaj kompanisë SHPK “Kelkos Energy”.

Kjo për arsye të mos implementimit të kompetencave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për shkak të mos respektimit të minimumit ekologjikë në Lumbardhin e Deçanit  nga SHPK ,,Kelkos Energy’’ Komuna e Deçanit paralajmëron padi për subjektet e lartcekura.

Sipas komunës, kompania Kelkos Energy’’ e cila ka ndërtuar Hidrocentralet përgjatë Lumëbardhit të  Deçanit , për prodhimin e energjisë nuk është dukë  e respektuar minimumin ekologjik të lumëbardhit të Deçanit.

Njëkohësisht departamenti i ujërave  dhe inspektorati të cilët janë në kudër të MMPH  nuk i  ka zbatuar dhe nuk po i zbaton përgjegjësitë ligjore për ruajtjen e minimumit ekologjikë ne raport me operatorin ekonomik SHPK ,,Kelkos Energy’’.

“Edhe përkundër angazhimeve të inspektoratit komunal në veçanti dhe komunës  në përgjithësi në raport me operatorin ekonomik që të ruhet minimumi ekologjik , kompania nuk është duke e zbatuar obligimin e vet konformë  ligjeve të Republikë së Kosovës sepse kjo kompetencë  është e nivelit qendrorë më ç’raste komuna dhe veprimet e komunës  në raport  më ketë çështje  konsiderohen si Inkopetente”, thuhet tutje në njoftimin për media, përcjell KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress