Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 08:10

​Kompensimi i viktimave të krimit e meta më e madhe e shtetit

Prishtinë | 21/10/2019 17:08

Nga tetori i vitit 2018 deri në shtator të këtij viti, nga statistikat e menaxhuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, janë 1313 raste të përfaqësuara si viktima të dhunës në familje. Sipas organizatave të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut, kompensimi i viktimave është e meta më e madhe e shtetit. Të njëjtat kritikojnë institucionet e vendit se nuk kanë kapacitete për të parandaluar rastet e dhunës.

Basri Kastrati, menaxher  i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, ka treguar për KosovaPress, se sa ka qenë numri i viktimave të dhunës në familje gjatë këtij viti, në krahasim me vitin paraprak.

Gjatë vitit 2017, ishte kompensuar viktima e parë e krimit nga rajoni i Mitrovicës, e iniciuar nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave. Me këtë rast, ka filluar për herë të parë implementimi në praktikë i ligjit për kompensimin e viktimave të krimit.

Kastrati tregon se sa është numri i rasteve të kompensimit. 

Derisa numri i rasteve të viktimave të dhunës në familje, trafikimit, dhunimit seksual, ende vazhdon të jetë i lartë në Kosovë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se problemi më i madh është ai i kompensimit dhe përgjegjësisë shtetërore ndaj viktimave të krimit.

Edhe ato pak raste kur shteti ka kompensuar, Jashari thotë se janë raste simbolike dhe në kohën kur ato fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala për KosovaPress, thotë se shteti nuk duhet të merret vetëm me ndëshkuesit, por edhe të parandalojë raste të tilla.

Ai konsideron se ashpërsimet ndëshkimore, janë mënyra më e mirë e parandalimit të këtyre rasteve.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme me moton "Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave", është shënuar 10 vjetori i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit. Derisa është kërkuar ndëshkimi i autorëve të krimit, ambasadat e huaja në Kosovë kanë kërkuar mbrojtjen e viktimave.

Sipas Zyrës për Mbrojte dhe Ndihmë të Viktimave, në periudhën tetor 2018- shtator 2019, janë 1186 raste të dhunës në familje, 27 trafikim me njerëz, 9 vrasje, dhe 42 keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress