Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:25

​Koloneli Marco Di Stefano në krye të MSU-së italiane

Prishtinë | 14/09/2018 14:16

Me një ceremoni zyrtare është bërë ndërrimi i komandantit të Njësisë së Specializuar Multinacionale, e cila shërben në kuadër të KFOR-it dhe përbëhet nga karabinierët italianë.

Kjo njësi do të drejtohet nga koloneli Marco Di Stefano.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet ushtarake dhe civile, lokale dhe italiane, si dhe përfaqësuesit e strukturave të ndryshme të KFOR-it në Kosovë.

Komandanti i deritashëm i regjimentit të karabinierëve, kolonel Marko Di Stefano, tha se është krenar që është pjesë e misionit të KFOR-it, derisa falënderoi komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, i cili ka treguar gjithmonë një vlerësim të madh për regjimentin e MSU, por nuk ka pa përmendur edhe Policinë e Kosovës.

Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci falënderojë pjesëtarët e KFOR-it italian për vendosmërinë dhe e përbashkët në mbështetje të njerëzve të Kosovës.

“Ju keni kryer detyra të ndjeshme, keni qenë përgjegjës për zonat kritike, siç është qyteti i Mitrovicës. Përveç kësaj, MS është  pjesë e rëndësishme dhe një mjet thelbësor për të përmbushur misionin e KFOR-it. E fundit por jo më pak e rëndësishme, unë dua të përmend përpjekjet tuaja në trajnimin e mentorëve në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës që krijojnë siguri për popullin e Kosovës", tha ai. Medalja e NATO-s i ndahet kolonel Marko Di Stefano si shenjë mirënjohje për monitorimin e shërbimeve të kryera në Kosovë gjatë ndërmarrjes së përbashkët operative nga shtatori i vitit 2017 deri në shtator 2018. /KosovaPress/,

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress