Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:40

​Kolona deri në një kilometër në Merdare, rreth 6 orë pritje për të dalë nga Kosova

Prishtinë | 17/08/2019 22:50

Ditët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë.

Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë dhe kjo vihet re në daljet e pikëkalimeve kufitare të vendit.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin deri në 6 orë. E kolona thuhet të jetë deri në 1 kilometër.

Perpos Merdarës, një tjetër pikë kalim kufitar ku ka pritje të gjata është ai në Muçibabë ku kolona me makina është deri në 150 metra, ndërsa pritjet deri në 1 orë e gjysmë.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa në Jarinje sipas QKMK-së, pritjet nuk e kalojnë më shumë se 25 minuta.

Ndërkaq në hyrje kolona jo shumë të gjata janë evidentuar në Merdarë, ku kolona është e gjatë rreth 100 metra dhe në Muçibabë e tek Dheu i Bardhë me nga 20 metra.

Këto statistika janë nxjerrë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të publikuara pas orës 22:00./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress