Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:09

​​Kolegji Riinvest do të ofrojë bursa për nxënësit e Shkollës Digjitale

Prishtinë | 15/05/2019 23:14

Kolegji Riinvest ka nënshkruar marrëveshje me Shkollën Digjitale, me qellim që së bashku të synojnë t’i përgatisin të rinjtë në fushën e programimit.

Sipas marrëveshjes, Kolegji Riinvest do të ofrojë bursa speciale për nxënësit e Shkollës Digjitale.

“Kemi kënaqësinë që nënshkruam marrëveshjen me Shkolla Digjitale, ku së bashku synojmë të përgatisim të rinjtë në fushën e programimit, ku dhe Kolegji Riinvest ka vendosur të ofrojë bursa speciale për nxënësit e Shkollës Digjitale, qoftë në programet në gjuhën shqipe apo ato në gjuhë angleze nga Universiteti i Londrës dhe London School of Economics and Political Science. Mezi presim të shohim mundësitë që ky bashkëpunim do të sjellë”, thuhet në njoftimin e Kolegjit Riinvest.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress