Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.08.2017 08:45

​Kolegji Iliria dhe Frutex me marrëveshje bashkëpunimi, do të ndahen edhe 100 bursa

Prishtinë | 11/01/2017 16:32

Kolegji “ILIRIA” ka nisur që në fillimvit aktivitetet e saja bashkëpunuese me nënshkrimin e marrëveshjes së parë me kompaninë “Frutex”.

Studentët e kolegjit “ILIRIA”, tashmë, do të kenë mundësi që të kryejnë punë praktike në kompaninë e prodhuesit të njohur të lëngjeve në Kosovë, Frutex, i cilësuar edhe si eksportuesi më i madh nga Kosova.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi, sekretari i Përgjithshëm i Ilirisë, Arbër Reçi tha se është shumë e rëndësishme që studentët t’i shohin mënyrat se si funksionojnë bizneset kosovare. Sipas Reçit, kjo arrihet më së miri përmes punës praktike në këtë kompani. Në të njëjtën kohë studentët do të njoftohen me funksionimin e bizneseve, e që sipas tij kanë mundësinë të bëhen edhe kontribuues të zhvillimit të ekonomisë së vendit.

“Mendoj, që është shumë e rëndësishme që ju si studentë që tani të njiheni me bizneset të shihni mundësitë që ofrojnë bizneset kosovare. Me qëllim që të në ardhmen, ju të jeni si kuadër të kualifikuar për bizneset kosovare dhe kontribuues të zhvillimit të ekonomisë së vendit... Kompania Frutex është zgjedhur si eksportuesi më i madh nga Kosova, mbi 110 punëtorë, me një gamë të gjerë të produkteve. Studentët tanë dhe kolegji Iliria nga tash e tutje do të ketë privilegjin dhe mundësinë, që në kuadër të bashkëpunimit me kompaninë ‘Frutex’. Ne kemi mundësinë që studentët tanë të bëjnë punë praktike në këtë kompani. Nga kjo kompani ne do të marrim ekspert të fushave të ndryshme, që do të mbajnë ligjërata me interes për studentët. Ne do të jemi ata që do të japim kontributin tonë për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve”, tha Reçi.

    

Kurse, pronari i kompanisë ‘Frutex’, Shaqir Palushi, përmes një ligjërate për studentët e kolegjit, tregoi për historikun dhe sfidat që i ka pasur në të bërit biznes.

Sipas tij, çelësi i suksesit është mbështetur në dy shtylla kryesore, atë të kualitetit dhe marketingut.

    

Ndërkohë përfaqësuesi i kolegjit Iliria, Arbër Reçi tha se synimi ynë kryesor i këtij bashkëpunimi është që t’u ofrohet studentëve njohuri lidhur me sfidat e bizneseve. Ai tha se përmes këtyre njohurive, drejtuesit e kolegjit i orientojnë edhe programet e studimeve.

“Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi me kompaninë Frutex është shumë e vlefshme për studentët e kolegjit ‘Iliria’, për shkak se është e rëndësishme për ne që të kemi një komunikim sa më të afërt të bizneseve të Kosovës. Me qëllim që në t’iu ofrojmë studentëve, jo vetëm për punë praktike, por njëkohësisht qe ne të marrim nga përvoja dhe sfidat që kanë kompanitë, me qëllim që ne ti përmirësojmë edhe programet tona të studimit. Të i orientojmë në atë mënyrë që studentët tanë të jenë sa më të përgatitur në tregun punës...Është detyrë e jona si institucion akademik, t’i përgatisim studentët tanë që të jenë në të ardhmen punëtorë të suksesshëm, menaxher, drejtues, në kompaninë Frutex dhe kompani të tjera”, tha Reçi.

    

Nga ana tjetër, pronari i kompanisë ‘Frutex’, Shaqir Palushi, tha se fatkeqësisht shumica e punëkërkuesve që adresohen tek kompania e tij, janë pa përvoje pune. Kështu që, kjo praktikë studentëve të kolegjit ‘Iliria’ do t’iu njihet si përvojë pune.

“Do të jenë të mirëseardhur sa më shumë studentë, që mësimet të cilat i marrin, praktikën ta bëjnë tek ne. Është fakt që shumica e të punësuarve dhe punëkërkuesve, vijnë pa një përvoje edhe ballafaqohen me probleme. Prandaj, neve na u duhet një mësim shtesë, një angazhim shtesë disa mujor që punëtorët të jenë të pavarur në punën e tyre... Ne nuk marrim obligime që të njëjtin do të punësohen në kompaninë tonë, por me hapjen e mundësive dhe kompania hap vende të reja. Përafërsisht, 10 % të punëtorëve çdo vit i kemi punësuar dhe e njëjta do të vazhdojë, aq më tepër kur presim që investimet në këto dy vite do të jenë disa milionëshe. Dhe do të ketë vend për studentët që përfundojnë studimet...Tek ne kërkohen punëtorë të gjitha profileve, por më së shumti në administratë dhe në shitje”, tha Palushi.

Palushi nga kompania Frutex, bëri të ditur se nga tash, për studentët e kolegjit Iliria, kompania e tij do të ndajë 100 bursa. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress