Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:49

​Kina feston 70-vjetorin e krijimit të marinës së saj

Prishtinë | 23/04/2019 18:40

Kina festoi sot me një paradë detare ndërkombëtare 70-vjetorin e krijimit të marinës së saj, një demonstrim i progreseve të saj të shpejta ushtarake, ku spikati prezantimi i një luftanije të re.

Nën një mjegull të dendur, presidenti kinez Xi Jinping, qëndronte mbi kuvertën e një anieje, nga ku mbikëqyrte që nga porti Qingdao paradën me 32 luftanije dhe 39 avionë luftarakë të forcave detare.

Kina përfitoi nga ky rast për të treguar edhe luftanijen e saj Liaoning (e vetmja aktualisht në shërbim) bashkë me nëndetëset bërthamore.

Ajo shfaqi gjithashtu edhe “Nanchang”-un, luftanija kryesore e një flote të re me destrojerë me peshë 10000 tonë. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress