Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:31

​Kërkonin azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 31 shqiptarë

Tiranë | 17/09/2019 17:17

Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe belge.

Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës e Belgjikës u kthyen 31 shtetas shqiptarë, që iu ishte refuzuar kërkesa për qëndrim, ndër ta 27 shtetas nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër.

Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX./tch

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress