Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:06

​Kërkohet dorëheqja e Haradinajt për veprimin e djeshëm

Prishtinë | 11/06/2018 12:47

Veprimi i djeshëm i kryeministrit Haradinaj, i cili gjatë ceremonisë për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook, se kryeministri para se të flas për këtë ngjarje, ai duhet të jap dorëheqje. Madje, veprimin e Haradinajt, Haxhiu e quajti banditesk.

“Kryeministri Haradinaj para se të flas, duhet të kërkoj falje për sjellje banditeske dje! Në një vend normal, sot do të detyrohej të jap dorëheqje. Por fatkeqësisht në Kosovë e keqja është normalizuar!”, ka shkruar Haxhiu.

Përkundër kësaj, në një konferencë për media të mbajtur sot, Haradinaj nuk i ra rënë pishman për gjestin e djeshëm. Madje, tha se po të ishte burrë, do reagonte ndryshe në atë moment.

“Pse e kam marrë këtë rol, arsyeja ka qenë që mos po kalon më lehtë se sa të ndërhynin policia. Ka qenë ngjarje shtetërore dhe gjera të tilla nuk lejohen”,tha Haradinaj.

Në anën tjetër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Haradinaj të kërkoj falje publike për këtë veprim.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress