Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:31

​Kërkesa e Veselit për komision hetimor për veteranët goditje ndaj Haradinajt

Prishtinë | 12/07/2019 10:13

Dorëzimi i kërkesës për formimin e një Komisioni që do të hetojë listat e veteranëve nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po shihet si e panevojshme, ndërhyrje në drejtësi dhe goditje ndaj parterit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Të paktën kështu deklarojnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të sistemit të drejtësisë.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi thotë  për KosovaPress se pretendimi për një komision të tillë vetëm sa e zvarrit zgjidhjen e problemit të veteranëve.  Sipas tij, kryeparlamentari Veseli po mundohet vetëm të shpëtojë  veten duke ikur nga përgjegjësia dhe përmes kësaj të godas partnerit e koalicionit, kryeministrin Haradinaj.


Ndërkaq, nga partia e kryeministrit Haradinaj nuk shprehen kundër këtij komisioni hetimor, por thonë se rasti është në gjykatë dhe se ajo i ka duart e lira që të veprojë dhe të konfirmojë secilin se a janë veteranë të rrejshëm, apo jo.

Deputetja Time Kadriaj e cila u gjend në listat e veteranëve të rrejshëm që u publikuan pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj ka thënë për KosovaPress se duhet që të hulumtohet për secilin rast veç e veç nëse ka qenë në luftë apo jo.


Inicimi i formimit të këtij komisioni, për Institutin e Kosovës për Drejtësi është e panevojshme dhe paraqet si ndërhyrje në drejtësi.

Betim Musliu këtë iniciativë e sheh më shumë si një luftë politike mes partnerëve të koalicionit.


KosovaPress ka bërë përpjekje që të marr një deklaratë edhe nga kabineti i kryetarit Veseli dhe zyrtarë të PDK-së por asnjë nga këta nuk ishin të gatshëm të deklarohen për këtë çështje.

Ndryshe, dy ditë më parë,  kryeparlamentari Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të hetojë listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kërkesën e Veselit e kanë nënshkruar edhe 9 deputetë nga PDK-ja./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress